Subscribe

Socialistet jane rikthyer ne bulevardin deshmoret e kombit per te perkujtuar 21 janarin e vitit 2011, ku gjate protestes se opozites humben jeten 4 qytetare.

Familjare te 4 protestuesve qe sot kane statusin e deshmorit te atdheut se bashku me figura te partise socialiste, kane vendosur lule ne vendet ku u vra Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit qe prej 2011 cdo 21 janar vendos lule prane vendit ku u vra babai I saj, me shpresen qe dikur do te kete drejtesi. Dhe krijimi i SPAK-ut duket se ka krijuar nje hapesire te re per te zbardhur ate cfare ndodhi ne janarin e 2011.

 

Pavarsisht se drejtësia mund të jetë vonuar unë perseri kam besim tek ajo, dhe akoma më shumë te Spak, besimi që çështja do të rihapet ka qenë gjithmonë, edhe pse çështja është e ndërlikuar, gjithsesi ne e kemi ende të hapur gjyqin në Strasburg…Përderisa Vetingu ka rrëzuar disa prej gjyqtarëve do të thotë që e kanë parë të përshtatshme për ta bërë, dhe detyrimisht para se të gjykohesh hetohesh, kështuqë edhe ata janë gjykuar për cështjet e tyre cilado qofshin ato, mendoj që cdo gjë behet me hapa të saktë dhe të menduar..drejtësia gjithmonë është e vështirë në çdo vend të botes por jo e pamundur”,

 

Ne 21 janar te vitit 2011 opozita thirri nje proteste gjate se ciles u vrane 4 qytetare te pafajshem.

Vetem dy persona u cuan ne gjykate, kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, shef i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës me akuzen “vrasje me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” në dëm të  Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

Vrasja e Aleks Nikës, mbeti pa autor pasi predha ishte dëmtuar aq shumë, sa s’mund të identifikohej arma nga e cila ishte qelluar. Prokurorët kërkuan 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vite për Llupon, por ne shkurt 2013 gjykata e shkalles se pare i shpalli te pafajshem.

Pas shtatë muajsh, tre gjyqtarët e Apelit vendosen te denojne me nje vit burg Ndrea Prendin për “vrasje nga pakujdesia” të Faik Myrtajt.

Ndersa Agim Llupo u denua me 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” të Ziver Veizit. Pervec aleks nikes gjykata e apelit la pa autor edhe vrasjen e Hekuran Dedës.

Ne 2016 gjykata e Larte vendosi te mos e pranoje rekursin e prokurorise duke i dhene fund betejes per drejtesi per 4 qytetaret qe u vrane ne 21 janar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *