E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje, rrëmbim e drogë/ Emrat e 5 të “fortëve” që duhet të justifikojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit eshte ndalur këtë të enjte ne Elbasan dhe Peqin, ku iu ka kerkuar 5 individëve qe te deklarojne pasurine brenda 48 oreve. Behet fjale per Mustafa dhe Dylaver Methasa, Arsen Salla, Ervis dhe Ardjan Çela.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për justifikimin e pasurisë shtetasve:

M.M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

D.M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A.S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E.Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

A.Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Vazhdo të lexosh