Subscribe

‘Mos të të shikoj këtu kur të jem unë’. Këto ishin fjalët që 37-vjeçari Olgert Dhimitri i tha 60-vjeçarit Ilir Kapo përpara se ta qëllonte me thikë për vdekje jashtë ambientit të një lokali në zonën e “Harry Fultz” në Tiranë.

 

Sipas dëshmitarëve, të dy këta persona ishin në lokalin e lagjes së tyre në tavolina të ndryshme. Pasi Dhimitri i kërkoi që të largohet, 60-vjeçari e kundërshtoi. Më pas, autori e ftoi të sqaroheshin jashtë lokalit.

 

Në këto momente, Olgert Dhimitri, nën efektin e alkoolit mori një thikë duke e qëlluar për vdekjen Kapon.

 

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ishte në gjendje që të jepte dëshminë për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje as të kuptonte krimin që kishte kryer.

 

Autori dhe viktima ishin komshinj në të njëjtën lagje, ndërkohë mësohet se Olgert Dhimitri njihet si person problematik, konsumues i alkoolit dhe i lëndëve narkotike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *