E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasje për hakmarrje në Ksamil, ekzekutohet 50-vjeçari

Hakmarrja mori një tjetër jetë në Ksamil, ku një 50-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij. Viktimë e atentatit mbeti Vangjel Çiko, ndërsa ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Baxho”. Sipas dëshmisë se familjareve, 50-vjeçari u qëllua disa herë me pistoletë nga dy persona në momentin kur po parkonte automjetin e tij brenda shtëpisë. Mësohet se viktima është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ngjarje kjo e ndodhur ne shtator të 2016.

 

Policia pohoi se Dhimitër Çiko, bashkë me Albi Xhezairin i shpallur në kërkim dhe Amarildo Lamen, kanë vrarë Aleksandër Bardhin. Por kalvari i hakmarrjes vazhdoi. Në dhjetor  të vitit të kaluar, u vra edhe babai i Albi Xhezairit, Agroni. Që të dyja këto krime, ai i të shtunës mbrëma dhe ai i dhjetorit të kaluar, dyshohet se kanë ndodhur për hakmarrje për shkak të vrasjes në fshatin Shëndëlli të Sarandës, te Aleksandër Bardhit.

 

 

Më shumë video

Reklamë