Një person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së premtes në zonën e Kasharit në Tiranë. Viktimë e këtij atentati ka mbetur Skënder Alukun. Sipas policisë e cila ndodhet në vendngjarje shkak i vrasjes ka qenë hakmarrja. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Bujar Xhaferri dhe po vijon hetimet per ngjarjen.
Mëngjesin e 17 Majit Altin Aluku qëlloi për vdekje 59 vjecarin Lutfi Xhaferri dhe plagosi bashkëshorten e tij, Naimen, 55 vjeçe. 18 ore pas vrasjes policia e Tiranës mundi të arrestojë autorin e krimit shtetasin Altin Alukun dhe babanë e këtij të fundit Skënder Alukun,duke ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *