E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasje në tentativë, trafik droge e dhunë në familje! Ndalohen pesë shtetas në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka vijuar operacionin e koduar “Catch”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Të ndaluarit akuzohen për vepra të rënda si tentativë vrasjeje, kultivim dhe shitje narkotikësh, si dhe dhunë në familje. Arrestimet u kryen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas kontrolleve të bazuara në informacione operative.

Reklamë

U ndaluan shtetasit: Fatmir Bejo, Gëzim Lloti, Gloris Rica, Eralf Hima,Rahim Bajraktari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndalohen 5 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë