Subscribe

Dy persona janë vrare paraditen e kësaj te enjteje në Shkodër e Korçë. Krimi i pare ndodhi ne qytetin verior, ne afërsi te malit te Jushit. Sipas policisë, Genc Mhillaj, 47 vjeç nga Torovica, është qëlluar me arme zjarri dhe është lene ne nje toke bujqësore. Trupi i pajetë u zbulua nga kalimtaret, ndërsa makina e cila dyshohet se i përket viktimës, është gjetur e parkuar në rrugë. Banorët e zonës lajmëruan policinë, pasi kishin dëgjuar te shtëna. Por autoret kane mundur te largohen. Dëshmitarët thanë se e kanë parë viktimën në të njëjtën makinë me vrasësin. Në orët e pasdites, policia ka arrestuar autorin e krimin Jozef Mujeci 21 vjeç nga Lezha. Sipas policisë, shkak i këtij krimi është një konflikt para dy ditësh në Torovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *