Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:10 në Babrru.
Një person, rreth 50 vjeç është plagosur me thikë dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Lexo edhe :
“Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv






