E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Vrasje me prapavije politike”

Klasa politike shqiptare dënon ekzekutimin e Oliver Ivanoviç. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Jashtëm, Mimi Kodheli e konsideroi atë si një ngjarje të paralajmëruar, një krim i kryer me qëllime politike e dashakeqe nga ato forca të cilat duan të shkatërrojnë stabilitetin.

 

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Aldo Bumçi, tha se vrasja ishte një akt kriminal. Megjithatë ai këmbënguli që palët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të ecin përpara me dialogun.

 

Menjëherë pas vrasjes së liderit të serbeve të Kosovës Ivanoviç, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, apeluan për hetim të plotë dhe ndëshkim të autorëve.

Më shumë video

Reklamë