Subscribe

Konflikti per pronën behet serish shkak i një vrasjeje, kete radhe ne nje fshat te thelle te Dukagjinit, ne Shkodër. Gjok Arra 31 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 10:15. Policia dyshon se autorët e krimit janë 2 vëllezërit Luvigj Bludaj 31 vjeç dhe Çesj Bludaj 37 vjeç. Banore të zonës bëjnë me dije, autorët së bashku me viktimën pak para se të ndodhte vrasja kanë qenë duke qëndruar në shoqërinë e njeri – tjetrit në një lokal të fshatit, ku edhe kanë konsumuar pije alkoolike. Ata kane nisur të debatojnë me njëri-tjetrin, sherr i cili ka degjeneruar fillimisht në ofendime e ngritje zëri, e më pas në përdorimin e armëve. Pas ngjarjes, autoret kane arritur te largohen, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli. Ndërkohe burime jo zyrtare bëjnë me dije se shkak për ketë ngjarje të rende mund të jene bere edhe parcelat e hashashit, por ky version po shqyrtohet ende nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *