Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në Prishtinë.

 

3 persona brenda së njëjtës familje kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi një burrë i identifikuar si Hasan Krasniqi, dyshohet se ka vrarë gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten.

 

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për mediat se policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike.

 

Ndërkohë mediat në vendin fqinj raportojnë se familjarët kanë pasur vazhdimisht probleme, dhe se dyshohet se autori i ngjarjes ka pasur probleme psikike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *