E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje e dyfishtë në 1999, arrestohet 39-vjeçari nga Lezha

Policia e Pukës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg.

 

I arrestuari është shtetasi Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

 

Informacionet e uniformave blu bëjnë me dije se 39-vjeçari është autori i dy vrasjeve. Në vitin 1999 ai ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim e ka dënuar me 20 vite burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë