E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasje e drogë, dy shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve në Britani

Dy shqiptarë janë pjesë e listës së 125 të burgosurve të vitit 2018, të cilët kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire.

 

Reklamë

Sipas mediave britanike, disa nga veprat për të cilët autorët kanë marrë dënimet përkatëse nisin që nga vrasja, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike.

 

Shqiptarët e arrestuar janë burgosur për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për dy shtesas një, 29 vjeç dhe tjetri 31 vjeç, nga Shqipëria, të cilët u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia bastisi fabrikën në fillim të 2018.

Vazhdo të lexosh

Reklamë