E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje, drogë e prostitucion/ OFL dërgon formularin e vetëdeklarimit në Vlorë e Fier

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar këtë të martë formularin e vetëdeklarimit për burimin e pasurisë tre personave të tjerë nga Fieri dhe Vlora.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë shtetasit:

Aleksandër Llandajt, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”;

 Vladmir Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;

Reklamë

 Shpëtim Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së brenda 48 orësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë