E diel, 27 Shtator 2026 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje, drogë dhe grup kriminal/ 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë hënë në Kurbin e Lezhe, ku iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit 4 të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve: Bajram Hidri, Hil Ndreca, Albert Malçi dhe Altin Nogaj.

Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Vazhdo të lexosh