Myftar Pasha është arrestuar nga Policia e Tiranës këtë të dielë lidhur me vrasjen e ndodhur tek Liqeni Artificial mbrëmjen e të shtunës.

 

Ai akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me vrasjen e 62 vjeçarit Haxhi Baçinozi.

 

56 vjeçari, Pasha dyshohet se është shokë me autorin e vrasjes së Haxhi Baçinozi që tashmë është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

 

Sipas policisë, ky shtetas në momentin e vrasjes së Baçinozi, dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

 

Haxhi Baçinozi u ekzekutua të shtunën teksa po bënte vrap tek liqeni së bashku me të birin e tij të mitur.

 

Ai u qëllua disa herë me pistoletë nga një person i maskuar, I cili u ndihmua nga një I dytë për t’u larguar me shpejtësi nga vendi I ngjarjes.

 

Shkak I vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh I viktimës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *