E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja për parkimin në Laç, del emri i plotë i autorit

Laçi u trondit në orët e vona të mbrëmjes së te mërkurës, pas bereshërive të plumbave që i morën jetën një 24-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktimë mbeti Viktor Shkorreti nga Mirdita.

24 vjeçari u ekzekutua nga një 32 vjeçar I identifikuar si Emanuel Koca nga Tirana, pas sherrit per nje vend parkimi.

Hetimet zbuluan se në debat e sipër autori qelloi me automatik mbi Shkorretin, duke e lënë të vdekur në vend.

Reklamë

Duke përfituar nga errësira, autori ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policise. Nderkohe 32 vjecari Koca u shpall në kërkim nga uniformat blu.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me ate te Tiranës ngriten postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Lacit për lokalizimin dhe kapjen e vrasesit.

Familja Shkorreti prej vitesh ishte zhvendosur nga Miridita ne qytetin e Lacit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë