E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet njëri nga autorët

Është arrestuar ne Kapshticë autori i dytë i vrasjes së 20 prillit në Vlorë, ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën tre të tjerë. Ndalimi i Eljaso Çeles u bë nga shërbimet e policisë kufitare. I riu ishte duke u kthyer nga Greqia. Çela ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i krimit te rende. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 prillit në një lokal në zonën e ujit të ftohtë. Nga hetimet rezultoi se viktima Ergys Gjioveshaj ka qene i ulur ne tavolinën ngjitur me atë të autoreve. Fillimisht ka pasur konflikt verbal mes dy palëve dhe me pas situata ka dale jashtë kontrollit. 19-vjeçari Gani Tozaj i cili u arrestua si njeri nga autoret, tha ne polici se nuk kishte qene ai që kishte shkrepur armen, por kushëriri i tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë