Policia vazhdon kërkimeyt për autorin e vrasjes me thikë të 55 vjeçarit mbrëmjen e së hënës, në Shkodër.

 

Ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Thive”, ndërsa viktima është shtetasi Prendush Fusha, ndërsa autori është Alfred Pëllumbin.

 

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat për vjedhjen e një sasie parash në banesën e viktimës. 55 vjeçari kishte shkuar dhe kishte bërë denoncimin në polici. Pasi e kishte marrë në pyetje policia e kishte lënë të lirë.  Më pas 30 vjeçari i është drejtuar banesës së Prendush Fushës dhe pas debatit e ka qëlluar me thikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *