E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja në Shkodër, Berisha: Maskat u larguan për tek mbledhja e Rilindjes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes të ndodhur në Shkodër, ku u ekzekutua shtetasi Fatos Ferracaku dhe një tjetër mbeti i plagosur.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha shprehet se operacioni “forca e krimit” goditi sërisht në qytetin e Shkodrës.

 

Reklamë

Në kuadër të kësaj deklarate, Berisha nuk nguroi të bënte fajtor mazhorancën. Sipas ish-kryeministrit Berisha, maskat u larguan nga vendi i ngjarjes për të shkuar në mbledhjen e organizatës kriminale të Rilindjes.

 

“Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder! Maskat ekzekutojne ne mes te tregut te qytetit nje biznismen dhe plagosin rende nje tjeter . Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov. Sb”

Vazhdo të lexosh

Reklamë