E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja në Patos/ Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit pak para ngjarjes

Policia zbardhi vrasjen e ndodhur në fshatin Kasnicë të Patosit të shtunën. Këtë të diel u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë, një 59-vjeçar dhe një 28-vjeçar.

Reklamë

Ata janë vëllai dhe nipi i 46-vjeçarit të vrarë me thikë. Policia njoftoi se ata, pak para ngjarjes, kanë shkuar në banesën e autorit të vrasjes, 31-vjeçarit të arrestuar të shtunën, dhe kanë dhunuar nënën e tij.

E moshuara 61-vjeçare është goditur me sende të forta në trup dhe ndodhet në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë