Subscribe

Policia e Lezhës ka zbulur detaje të tjera në lidhje me vrasjen e 34 vjeçarit në Zalle Xhuxhe të Mirditës.

 

Dyshimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë se 34 vjeçari Eri Zefi I cili u gjet i vrarë pak metra larg rrugës së kombit, mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është lënë aty.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se Zefi mund të jetë marrë peng para vrasjes dhe më pas është është vrarë në Mirdite.

 

Trupi i të riut është gjetur nga banoret e zones, duke e lënë mister dhe detajet në lidhje me kohën kur mund të ketë ndodhur vrasja.

 

Ndërkohë dyshimet e para janë që Eri Zefi të jetë vrarë për gjakmarrje pasi vellai i tij gjashtë muaj më parë ka kryer një vrasje në Durres. Gjate mbrëmjes së të mërkurës dhe këtë të enjtje policia ka shoqëruar disa përsona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *