Subscribe

Zbulohet identiteti i viktimës së atentatit në Laç që tronditi qytetin orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

 

Pilot (Rakip) Rrolli, rreth 55 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po udhëtonte me automjetin e tij në Sanxhak. Ai njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit.

 

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

 

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *