Subscribe

Makina që shihni në foton mëposhtë është mjeti me të cilin autori i vrasjes së Arjan Gosës është larguar nga vendngjarja pas krimit.

 

Habib Rexha është autori i dyshuar i hetuesve për këtë atentat.

 

Viktima Arjan Gosa u ekzekutua me plumb në kokë, teksa pinte kafe me të atin.

Autori i ngjarjes pas krimit u largua me vrap për rreth 200 metra deri tek automjeti i tij që e kishte lënë gati për tu arratisur. Policia ka zbuluar se Rexha u largua drejt Durrësit dhe me pas dyshohet se është larguar drejt Kukësit.

 

Autori mbante te veshur rroba të errëta dhe bluzë me kapuç që nuk ia mbulonte fytyrën.

 

Ai qëlloi me dorën e majtë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka më dorën e djathtë.

 

Një kamera sigurie e një biznesi në rrugën kryesore ka bere identifikimin e tij dhe tashmë po punohet me drejtoritë e tjera të policisë për ta arrestuar. Policia ka nisur edhe negociatat me familjen Rexha që ai të vetëdorëzohet.

 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi në mars të këtij viti, vëllai i viktimës dhe vëllai i autorit ekzekutuan njëri-tjetrin, pas një konflikti banal.

 

Autori, Habib Rexha është shpallur në kërkim, ndërsa policia ofron shpërblim për këto që jep informacion i cili iu shërben hetimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *