E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja në ish-Bllok/ Përfundojnë hetimet për Meviol Billon, bie akuza për vrasjen e Fabiol Gaxhës

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Merviol Bilon në lidhje me ngjarjen në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

 

Reklamë

Sipas organit të akuzës, ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos.

 

Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet pasi sipas Prokurorisë, ai ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Theksohet se tashmë është faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natën e ngjarjes në ish- Bllok.

 

Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata dhe Fabio Allushi janë nën akuzë për moskallëzim krimi.

 

Bilo është shpallur në kërkim që nga momenti që ndodhi ngjarja dhe ende nuk është kapur nga Policia.

 

Ervis Martinaj, fillimisht është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” por më pas u ngrit akuzë vetëm për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje”.

 

Kurse Ervin Mata u vetëdorëzua rreth një vit më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe nga Apeli. Prokurorët e dosjes ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar burg për 32-vjeçarin, por Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.

 

Më shumë video

Reklamë