E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet në polici Ervin Mata

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes s ëish-bllokut ku humbi jetën një person dhe u plagosën 2 të tjerë.

 

Policia bën me dije se Mata i dashuri i këngëtares Elvana Gjata është dorëzua në Drejtorinë e Policisë së  kryeqytetit që mbrëmjen e së premtes.

 

Reklamë

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë n ëish-bllok ka ndodhur në 4 tetor të vitit të kaluar dhe Mata,ka qëndruar rreth 5 muaj në arrati.

 

Një nga pistat e hetimit në lidhje me Matën është  ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin. Gjithashtu policia pak kohë më parë ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin  e Ervin Matës, Fabio Allushin.

 

Tashmë në kërkim është vetëm komandoja 41-vjeçar Melviol Billo, i cili akuzohet se hapi zjarr duke lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër biznesmen, i identifikuar si Eldi Dizdari.

 

Më shumë video

Reklamë