E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja në ish-bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Policia ka vënë në pranga Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi masakra më 4 tetor.

 

Në këtë ngjarje humbi jetën Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

 

Reklamë

Sipas policisë së shtetit thuhet se 40-vjeçari Popesku përballet me akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Burimet konfirmojne se dyshohet që pronari i lokalit është pikërisht personi që fshehu armën e Ervis Martinajt. Ky i fundit ndodhet tashmë ne masen arrestit me burg se bashku me shokun e tij Eljon Hato që gjithashtu mbeti i plagosur.

 

 

Gjithashtu në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabio Allushi.

Më shumë video

Reklamë