Një 29-vjeçari nga Gramshi ka mbetur viktime e nje konflikti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës në një lokal në fshatin Llallë. Ardian Mesiti 29 vjeç u qellua me thike dhe për shkak te plagëve te marra gjeti vdekjen. Uniformat blu arrestuan 39-vjeçarin Xhuljan Kokomeci, i cili dyshohet si autor i vrasjes se te riut. Autori u kap nga policia në rrugën automobilistike Llallë-Gramsh teksa po tentonte të arratisej. Policia nuk ka ende nje përfundim  per motivet e ngjarjes, por Partia Demokratike pretendon qe ajo te këtë ndodhur per parcelat e kanabisit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *