E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vrasja në Fier dhe grabitja në Nikël, reagon ashpër PD: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi

Partia Demokratike ka reaguar për atentatin ndaj Demir Backës dje në Fier, si dhe për dhunimin e një biznesmeni në Nikël të Fushë-Krujës nga disa grabitës.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji shkruan se këto ngjarje tregojnë mungesën e çdo lloj frike nga shteti, ndërsa akuzon qeverinë si të paaftë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti! Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojnë gjithçka përtej imagjinatës! Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet. Qeveria duhet te mbaje përgjegjësi, krahas pasigurisë social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike”, shkruan Salianji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë