Komenti i vetëm që presidenti Ilir Meta ka deri tani për ngjarjen e rëndë në Elbasan është se ky është një qark mjaft problematik.

 

Meta refuzoi të shtojë diçka, pa ditur dinamikën e ngjarjes, por akuzoi organet ligjzbatuese se janë të njëanshme.

 

“Nuk them asnjë për çështjen e Elbasanit pasi nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjes, por di që Elbasanit ka qene dhe mbetet se bashku me Durrësin dy nga qarqet me problematike, ju e dini dosjen e Shijaku na ka nxirë faqen në të gjithë botën. Shumica e krimeve zgjedhore të denoncuara janë në Elbasan dhe atje prokuroria është e njëanshme, dhe Shërbimi Informativ po ashtu, dhe dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale, por të lidhura me Taulantin. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po ndodh në vend duke cenuar standardet zgjedhore. Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake. Do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Dhe kaq sa kanë ndodhur, janë cenuar mjaft. Të nisen të gjithë drejt 25 prillit, votat e tyre do numërohen pikë për pikë”, tha presidenti për mediat. 

 

Pjerin Xhuvani u vra këtë të mërkurë në mes të Elbasanit, ndërsa autori është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi vetëm katër ditë larg zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *