E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja në Durrës, nga Banda e Shullazit tek zhdukja në Vlorë

Viktima e antentatit të Durrësit Edison Harizaj, nuk ka qenë në person I panjohur për drejtësinë shqiptare.

 

Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë I Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

 

Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino” ose Edison Faqedjeguri pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.

 

Ai ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Ngjarje ku po fokusohen edhe pistat e hetimit të policisë.

 

Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

Më shumë video