Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës ka ndarë në studion e “Quo Vadis” mënyrat ‘alternative’ të kriminelëve për të krijuar armë me mjete rrethanore. Duke iu referuar rastit të regjistruar disa ditë më parë në burgun e Peqinit, ku Sokol Macaj vrau Arben Lleshin, eksperti i kriminalistikës theksoi se ky rast duhej të ishte bërë shembull.

“Madje do ishte mirë që po t’i rezistonte RENEA-s dhe ta eliminonte që të jepte një shembull”, tha ai. “Merret ky bishti i furccës së dhëmbëve hiqet ai tehu laminat atje dhe ai pret fytin ose një llamarinë e krevatit. Po them gjëra të kapura nga drejtorët e burgjeve. Një llamarinë e krevatit e ngrohur me llambën që gatujnë kafen, arrijnë e shkëpusin e ndajnë dhe presin”, tha ai.

Ai theksoi se të burgosurit gjejnë forma nga më të ndryshme për të realizuar vrasjet brenda bugjeve, duke i shpëtuar edhe kontrolleve të rrepta në burgjet e sigurisë së lartë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *