Policia e Tiranës ka marrë në pyetje Ajaks Boshnajkun në lidhje me ngjarjen e ndodhur në bllok ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Mësohet se Boshanjaku ka mohuar pjesëmarrjen në konflikt.

 

Ai ka deklaruar se para efektivëve se ka qenë në lokal vetëm në fillim të sherrit pasi në momentin që ka filluar përleshja është larguar.

 

Boshnjaku do të dal ditën e nesërme para gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar “arrest me burg” në mungesë.

 

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bblok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

 

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *