E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja me thikë në Maliq/ Identifikohen viktima dhe autori

Identifikohet viktima në Maliq.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital shtetasi Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç.

 

Reklamë

Po kështu policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar, shtetasin Velo Hazisllari.

 

Mësohet se si viktima dhe autori janë që të dy fermerë, dhe merren me bagëti.

 

Konflikti midis dy fermerëve dyshohet se ka lindur për motive të dobëta ndërsa mes tyre ka patur konflikte të mëhershme.

 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë