Zbardhja vrasja e shtetasit Ismail Zogu në njësinë administrative  Arras mbrëmjen e së dielës.

 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin kryesor te dyshuar   shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur ndërsa është prangosur autori tjeter, vellai i tij Vangjel Balla 20 vjec.

 

Po kështu janë arrestuar babë e bir Sami Lusha,  56 vjeç dhe djali i tij Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.

Ata janë pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe akuzohen  për moskallzim krimi.

 

Sipas hetimeve të para  dyshohet se shtetasi  Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

 

Nga veprimet e kryera dyshohet se  shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin  nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *