Subscribe

18-vjeçari Aksel Hoxhaj, i cili u vetëdorëzua dy ditë pas vrasjes së të riut Stivens Toshkësi, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Adoleshenti që vrau me thikë 20-vjeçarin nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit.

 

Mbi të rëndon vepra e rëndë penale e vrasjes në bashkëpunim.

 

Një ditë më parë togat e zeza lanë në burg edhe Ensi Mazen, si bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e Toshkësit.

 

Nga deklarimet e avokatit të këtij të fundit, Maze studion në Holandë për administrim biznesi dhe pritej të kthehej në këtë shtet.

 

Ngjarja ndodhi vetëm 13 minuta pas mesnatës së të martës, në rrugën “4 Dëshmorët” pranë gjimnazit “Partizani”, ku 20-vjeçari po kthehej nga puna. Konflikti dyshohet se lindi për një vajzë, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale Toshkësi shkoi për t’u sqaruar me adoleshentët, por konflikti përfundoi me vrasjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *