E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja mafioze në Shkodër, viktima u ekzekutua tek lokali afër shtepisë

Vrasjet mafioze rikthehen sërish në Shkodër ndërsa për krime të tilla nuk ka asnjë të arrestuar por vetëm gjetje të automjeteve të djegura të lëna pas nga autorët.

Shënjestër e sulmit ishte 53 vjecari Fatbardh Lici I cili u ekzekutua me breshëri plumbash teksa pinte kafen e mëngjesit në lagjen Kiras të Shkodrës.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë ‘Mendimi i Djathtë Liberal’, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës të cilit iu bë atentat me tritol në janar të këtij viti.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat policore, të cilat filluan hetimet ndërsa në fshatin Dobraç u gjet i djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se u la pas nga autorët e krimit.

Reklamë

Pista kryesore për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes kjo pasi 53-vjecari që u ekzekutua dyshohet se në mars të vitit 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin.

Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes në lagjen Guerile në Shkodër mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj dhe Lici pasi 53 vjecari dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.

Fatbardh Lici u vra pranë shtëpisë së tij në të njëjtën mënyrë si Astrit Kurmemaj 4 vite më parë teksa sapo kishte dalë nga shtëpia për tu kthyer në burgun e Shënkollit ku vuante dënimin për vrasje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë