Subscribe

I arrestuari i vetëm për vrasjen e ish-policit Santiago Malko u la në burg nga Gjykata e Tiranës.

 

I vënë në pranga për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Blendi Teta akuzohet se ka patur dijeni për ekzekutimin pasi ditën e vrasjes është pare ne vendin e ngjarjes teksa lëvizte me një automjet “Skoda” ne pronësi të bashkëjetueses së tij.

 

Në seancën me dyer të mbyllura 39-vjeçari është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet, por ka mohuar te jete i përfshirë ne vrasje.

 

Blendi Teta u ndalua të shtunën nga policia e Tiranës ndërsa prej disa ditësh ishte vënë në përgjim nga prokuroria.

 

Mësohet se ai ka treguar përballë hetuesve se ditën e vrasjes ka qëndruar nën shoqërinë e disa personave që dyshohen nga policia si autorë por më pas është larguar pasi ka kuptuar se po ndiqnin një makinë “BMW X5”.

 

39-vjeçari gjithashtu ka deklaruar se vrasjen më pas e mori vesh nga televizionet.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se per ekzekutimin e ish policit 26 vjeçar janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë ndërsa shkak dyshohet një konflikt i vjetër i viktimës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *