Subscribe

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet mbi vrasjen mafioze të Behar Sofisë, ngjarje që tronditi kryeqytetin mengjesin e së enjtes së kaluar.

Grupi hetimor, raporton Vizion Plus, dyshon se autori i krimit kishte edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, që e kanë ndihmuar në eliminimin e biznesmenit Sofia.

Deri më tani janë sekuestruar afro 60 kamera sigurie, të marra nga biznese të ndryshme në disa akse rrugore ku mendohet të ketë kaluar autori menjëherë pas krimit.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar në një perimetër të madh nga vendi i ngjarjes.

Ato kanë fiksuar një person me veshje të zezë, me kapuç dhe maskë anti-covid, që mendohet të jetë ekzekutori i 66-vjeçarit. Menjëherë pas krimit ai është larguar me biçikletë në drejtim të kodrave të Liqenit Artificial.

Pikërisht në këtë zonë mendohet që autori ka zhdukur rrobat dhe provat e tjera për të humbur humbur gjurmët.

Hetuesit dyshojnë se vrasësi ka patur një bashkëpunëtor në vendin e vrasjes që e ka orientuar për lëvizjet e viktimës dhe një tjetër më pas që ka bërë të mundur largimin e tij nga kodrat e Liqenit.

Deri në tani e paqartë është edhe motivi i vrasjës, por pista më e fortë është ajo e trafikut të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *