E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutimi i Artan Cukut. Policia, 3 mln lekë shpërblim për informatorin

Pas ekzekutimit mafioz me 7 plumba të ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, policia ka dhënë detaje mbi krimin.

 

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku u qëllua me dy armë të ndryshme në hyrje të pallatit ku banonte, tek “Rruga e Kosovarëve”, në Tiranë

 

Reklamë

Kjo foto tregon viktimën pak minuta pas ekzekutimit, në hyrje të pallatit. Hetuesit sekuestruan si provë materiale edhe 7 gëzhoja.

 

Janë marrë dëshmitë e familjarëve, administratorit të pallatit si dhe disa personave të tjerë, për të zbuluar motivin e krimit si dhe autorët e tij.

 

Policia ka ofruar gjithashtu edhe një shpërblim prej 3 milion lekësh, për këdo person që jep informacion mbi vrasësit e 42-vjeçarit Cuku.

Numri i Telefonit: 0694110299

 

Vrasësit besohet se ishin me pagesë dhe profesionistë. Ata qëlluan 5 herë nga afër Artan Cukun, ndërsa një nga plumbat e ishte në kokë.

 

Autorët besohet se janë ndihmuar edhe nga një person i tretë për t’u larguar nga vendngjarja. Krimi nga hetimet e para, rezulton se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij si polic, por nuk përjashtohet edhe konkurrenca, pasi Artan Cuku menaxhonte një kompani private sigurimi.

Më shumë video

Reklamë