E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Kronikë

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, Uashingtoni: Ne nuk duam luftë me Iranin

Zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Sabrina Singh e bëri deklaratën një ditë pasi një sulm me dron në një bazë në Jordani, afër kufirit sirian, vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Uashingtoni ia atribuon sulmin militantëve pro-iranianë.

Reklamë

Singh akuzoi Iranin se ka lejuar grupet të sulmojnë Shtetet e Bashkuara dhe tha se sulmi i fundit kishte gjurmën e Kataeb Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Ne nuk po kërkojmë luftë, por do të marrim masa dhe do t’i përgjigjemi sulmeve kundër forcave tona”, theksoi Singh.

“Ne nuk po kërkojmë luftë me Iranin”, siguroi në të njëjtën kohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pa sqaruar nëse administrata Biden synon të godasë tokën iraniane pas vdekjes së ushtarëve amerikanë.

“Ky sulm përfaqësoi një përshkallëzim, duhet ta themi qartë, dhe kjo kërkon një përgjigje”, tha ai./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë