E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Stiven Toshkëzit, prokuroria mbyll hetimet, akuzat që rëndojnë mbi autorët

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Stiven Toshkëzit, duke dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin në ngarkim të dy autorëve të dyshuar.

Axel Hoxha akuzohet për vrasje, ndërsa Ensi Maze për moskallëzim krimi.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur me 18 prill të vitit të kaluar ku pas një konflikti mes të rinjve në Tiranë, si pasojë e përdorimit të mjetit prerës, humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi.

Konflikti dyshohet se lindi për një vajzë, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale Toshkësi shkoi për t’u sqaruar me adoleshentët, por konflikti përfundoi me vrasjen e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë