E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e shqiptarit në Greqi nga bashkëkombësit e tij, zbardhet motivi i sherrit

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e të riut shqiptar në Mykonos të Greqisë mbrëmjen e të hënës.

 

Autoritetet fqinje thanë se dyshohet që ai është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët me bashkëkombasit e tij.

 

Reklamë

Nga hetimet dhe dëshmitë e të arrestuarve, rreth 12 shqiptarë kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos. Nga përleshjet, 27-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend.

 

Ai kishte disa muaj në Mykonos, ndërsa mësohet se punonte në ndërtim.

 

I riu shqiptar, shkruajnë mediat fqinje, qëndronte në ishull që nga shkurti, pa letra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë