Vrasja e kontraktorit 46-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve të mitur, nga Rodosi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, në zonën mes Psinthos dhe Afandos , i atribuohet dy goditjeve të forta në kokë.

 

Si nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

 

Të akuzuar për vdekjen tragjike të kontraktorit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019 shqiptari.

 

Fillimisht, shqiptari u kallzua si i humbur nga familjarët.

 

Auotritetet nisën menjëherë kërkimet nga ku u gjet automjeti me dyer të hapura dhe celulari i fikur, shenja këto që ngritën dyshime se burri mund të ishte ekzekutuar.

 

Trupi i tij u gjet rreth një javë më vonë në një zonë të braktisur në ishullin e Rodos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *