Një nga pistat që policia ka fokusuar hetimet në lidhje me ekzekutimin mafioz të Klaudio Prendit janë konfliktet e këtij të fundit me persona të tjerë për borxhe.
Burime bëjnë me dije se viktima kishte te të paktën 2 persona afro 15 mijë euro borxh, shuma parash që i riu ende nuk i kishte shlyer.
Lexo edhe :
Jo vetëm kaq, por pala tjetër kishte kërkuar paratë, ndërkohë Prendi nuk i kishte dhënë.
Mësohet se mes tyre ka patur edhe përplasje fizike dhe ofendime.
Dyshohet se ky mund të jetë një motiv që ka shtyrë personat e tjerë për të kryer vrasjen e djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Megjithatë puna e babait të tij që dikur ka qenë pjesë e togave të zeza të krimeve të rënda, por që u largua me nisjen e vettingut, nuk është përjashtuar nga grupi hetimor, por po verifikohet.
Ish-gjyqtari Fran Prendi gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar që i biri kishte probleme me borxhet, por nuk e kishte menduar asnjëherë se situata mund të përshkallëzohej deri në këtë pikë.
Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator. Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.
Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra pasi doli nga një lokal dhe po futej në mjetin e tij.
Në këtë moment, mjeti tip Audi ndaloi paralelisht me makinën e Prendit dhe autorët qëlluan të paktën 7 plumba duke e plagosur në kokë dhe kraharor.
Menjëherë shokët e të riut kanë dalë nga lokali ku e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të rënda./vizionplus.tv






