Ka zgjatur rreth  5 orë  seanca e gjyqit ndaj Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021. Në seancën e kësaj të mërkure  kanë dëshmuar 9 persona të cilët kanë marrë furgonat që u përdorën nga skuadra e mbrojtjtes së votës.

 

 

Këta persona kanë deklaruar se vetëm kanë bërë transportoin e këtyre furgonave nga Tirana në Elbasan. Ndërsa mes dëshmitarëve ka qenë edhe një tjetër banor i zonës i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

 

 

Në përfundim të seancës së sotme ka folur për median avokatja e familjes Xhuvani . Ajo pohoi se pasi të dëgjohen të gjithë dëshmitarët do të mund të ketë një opinion përfundimtar lidhur me këtë çështje.

 

 

Seanca e rradhës do të mbahet në 17 shkurt në orën 10′. Në total në cilësinë e dëshmitarëve janë 59 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *