E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, në skenë del edhe djali i vogël, i gjenden gjurmët e gishtave në qesen e pistoletës

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur detaje të reja nga hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.

Sipas gazetares, në qesen ku ishte mbështjellë pistoleta që u vra Pëllumb Meta janë gjetur gjurmët e gishtave të djalit të vogël, Amarildo Meta.

Reklamë

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë dhe ende po vijohen hetimet për të zbuluar se cili nga anëtarët e familjes ka vrarë Pëllumb Metën.

Nga testimi i bërë nga hetuesit në poligon, rezultoi se Hygerta Meta di të qëllojë, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të familjes refuzuan provën e qitjes. Dyshimet e prokurorisë janë se të 4 anëtëtarët e familjes dinë të qëllojnë me armë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë