Subscribe

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje tre persona në Veri të Mitrovicës.

 

Sipas mediave kosovare, 3 prej të ndaluarve dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç.

 

Personat e arrestuar nga policia kosovare janë Dragisha Markoviq, i cili është efektiv i forcave të policisë, Sasha Çurçiq dhe Milosh Roshiq.

 

Mediat raportojnë gjithashtu se krahas personae të sipërpërmendur është  ndaluar edhe një shtetas I katërt për faktin se i bëri rezistencë policisë gjatë kontrolleve.

 

Lideri serb, Oliver Ivanoviç u vra gjatë janarit të këtij viti.

 

Ai u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *