Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca.

 

Mësohet se, Jorgo Leku alias Olsi Leka alias, i akuzuar për vrasjen e dy personave, babë e bir është ekstraduar nga Greqia, pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Ai dyshohet të ketë kryer vrasjen në kuadër të grupit kriminal në Elbasan.

 

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie.

 

Një tjetër person, i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje lëndësh naroktike në afërsi të shkollave është ekstraduar nga Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *