Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Kryeparlamentarja Nikolla e cilëson vrasjen e efektivit të Krimeve një alarm për të gjithë. Nikolla bën thirrje që të ndalet pandëshkueshmëria, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni.

“Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain dhe familja njeriun e saj të dashur. Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish. T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit” shkruan Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *